Fjalë Kyçe

Coutinho ka diçka për Messin pasi e la ta gjuante penalltinë

Coutinho ka diçka për Messin pasi e la ta gjuante penalltinë

E ardhmja e Philippe Coutinhos te Barcelona është në dilemë të madhe.

Philippe Coutinho me gjasë do të largohet nga Barcelona me të përfunduar ky sezon.

Braziliani nuk po arrin ta gjej veten te skuadra katalonase, andaj këta të fundit e mendojnë ta shesin e atë, përcjell lajmi.net.

Leo Messi siç duket po insiston që ta mbajë atë në skuadër, ku mbrëmë edhe i la penalltinë në fitoren 6 me 1 ndaj Sevillës në kuadër të Kupës së Mbretit.

Coutinho tha se ajo gjë nuk ishte e planifikuar, por kjo gjë tregon se sa njeri i mirë është argjentinasi.

“Nuk ishte diçka që e kemi planifikuar, ishte një gjest i mirë nga ana e tij”, ka thënë braziliani pas ndeshjes.

“Veprimi i tij tregon se sa njeri i mirë është ai (Leo Messi)”, ka shtuar më tej Coutinho.