Fjalë Kyçe

Coutinho te Liverpool? Konfirmon gjithçka Klopp

Coutinho te Liverpool? Konfirmon gjithçka Klopp

Philippe Coutinho nuk do të kthehet te Liverpool këtë verë, me menaxherin Jurgen Klopp që pretendon se një lëvizje për yllin e Barcelonës “nuk është e mundur” në këtë fazë.

Braziliani u largua nga ‘Të Kuqtë’ për Barcelonën në një marrëveshje prej 142 milionë funte në janar 2018, por koha e tij me gjigandët spanjollë nuk ka qenë e lehtë.

Mesfushori ka dështuar të tregojë veten në ‘Camp Nou’ dhe shitja e tij mund të përdoret për blerjen e Neymar, transmeton lajmi.net.

“Në përgjithësi, Phil Coutinho ndihmon çdo ekip në botë, ende – 100 për qind”, tha Klopp për ESPN. “Por nuk është për këtë”.

”Më pëlqen Phil, unë mendoj se ai është një futbollist fantastik dhe të gjitha ato gjëra. Do ishte një transferim i madh, i madh, i madh, i madh, i madh, i madh, i madh dhe i madh dhe nuk është viti ynë për këtë”.

“Nuk është e mundur, siç thashë, pasi ai do ta bënte çdo ekip më të mirë – përfshirë edhe ne – por me të vërtetë shpresoj që ai të gjejë fatin e tij në Barcelonë”, tha gjermani.