Fjalë Kyçe

Covid-19: Kasimpasa njofton për raste pozitive, aty aktivizohet edhe Florent Hadergjonaj

Covid-19: Kasimpasa njofton për raste pozitive, aty aktivizohet edhe Florent Hadergjonaj

Skuadra ku aktivizohet Florent Hadergjonaj ka njoftuar për dy raste pozitive me Covid-19.

Kasimpasa kreu testet për koronavirus më 13 maj, kurse sot ata kanë pranuar edhe rezultatet e këtyre testeve.

Siç njofton skuadra, dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv, por emrat e tyre nuk janë publikuar, transmeton lajmi.net.

Lojtarët e infektuar me Covid-19 po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, duke iu përmbajtur protokollit të caktuar.

Skuadra iu ka uruar lojtarëve shërim të shpejtë.