Përfaqësues të Organizatës Botërore e Shëndetësisë në Evropë ka njoftuar të enjten se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë.
“Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe”, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thoshte izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.
“Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë”, ka paralajmëruar ai.
“Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, ka thënë Kluge.
“Evropa është në epiqendrën e kësaj pandemie edhe një herë,” tha Kluge, duke treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe shtrimet në spital gjithashtu po rriteshin.
OBSH-ja në Evropë përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore.
Kjo organizatë ka bërë me dije se rajoni kishte kaluar “momentin historik prej 10 milionë rastesh me koronavirus” të enjten.