Fjalë Kyçe

Covid-19 përhapet sërish në një treg kinez në Pekin

Covid-19 përhapet sërish në një treg kinez në Pekin

Një zonë e kryeqytetit kinez është vënë nën masa të rrepta pas rishfaqjes së rasteve të reja me COVID-19. Përhapja e virusit ka qenë e lidhur me tregun më të madh të qytetit.

Një total prej 45 persona nga 517 testuar në tregun Xinfadi, rezultuan pozitiv me COVID-19. Këto janë rastet e para të reja të konfirmuara në Pekin për më shumë se 50 ditë, përcjell Telegrafi.

Tregu Xinfadi në rrethin jug-perëndimor të Fengtait u mbyll në orët e para të së shtunës, pasi dy burra që kishin vizituar kohëve të fundit tregun u raportuan se ishin me COVID-19.

“Në përputhje me parimin e vendosjes së masave të sigurisë për shëndetin, ne kemi marr vendim që ta mbyllim tregun Xinfadi dhe lagjet përreth”, tha Chu Junwei, një zyrtar i rrethit.

Qindra policë kanë hyrë në hapësirën ku tashmë është mbyllur. Po ashtu, transporti lokal është ndërprerë dhe shkollat janë mbyllur.

Zyrtarët kinezë nuk janë të sigurt se si tregu i madh me shumicë Xinfandi, është bërë burimi i një shpërthimi të ri të virusit COVID-19.

Në muajt e fundit strategjia e qeverisë kineze ka qenë të izolojë plotësisht çdo qytet apo vend ku është shfaqur COVID-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 4,600 njerëz në Kinë kanë humbur jetën nga virusi COVID-19.