Fjalë Kyçe

Covid-19, studimi i ri: Fëmijët, ngarkesë më të madhe virale sesa të rriturit në terapi intensive!

Covid-19, studimi i ri: Fëmijët, ngarkesë më të madhe virale sesa të rriturit në terapi intensive!

A e përhapin apo jo fëmijët koronavirusin?

Kjo është një prej temave më të diskutuara që prej fillimit të pandemisë dhe tani, në pragun e nisjes së vitit të ri shkollor, konsiderohet më aktuale se kurrë. Një studim i ri, i porsapublikuar në Journal of Pediatrics nga një grup kërkuesisht të Massachusetts General Hospital dhe Mass General Hospital for Children, tregon se fëmijët, qofshin ata edhe asimptomatikë, kanë një ngarkesë virale të koronavirusit më të lartë sesa të rriturit në terapi intensive.

Sipas shkencëtareve në fjalë, të miturit mund të luajnë një rol shumë më të madh në përhapjen e sëmundjes nga sa është menduar deri tani. Në kërkim, u përfshinë 192 fëmijë dhe të rinj, të moshave nga zero deri në 22 vjec. Hulumtimi nxori në pah ngarkesën e madhe virale si tek ata me shenja të sëmundjes, ashtu dhe te minorenët asimptomatikë.

Ai provoi megjithatë se kapaciteti i përhapjes së sëmundjes, rezulton vërtet të rritet me moshën: ata më të vegjlit, e zhvillojnë më pak sëmundjen. “ U befasova dhe vetë, nuk e prisja që ngarkesa të ishte kaq e lartë dhe që fëmijë në dukje të shëndetshëm, të lëvizin lirisht me kaq shumë ngarkesa të Sars-Cov-2, tha autori kryesor i studimit, doktor Lael Yonker. Zakonisht, tek sëmundjet infektive, sa më e lartë është ngarkesa virale, aq më i madh është dhe rreziku i përhapjes.