Fjalë Kyçe

Covid po prek edhe të rinjtë, mjeku Kalo publikon pamjet alarmuese

Covid po prek edhe të rinjtë, mjeku Kalo publikon pamjet alarmuese

Covid po prek edhe të rinjtë, mjeku Kalo nxjerr pamjet alarmuese

Teksa vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e Covid, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Kalo thekson se koronavirusi prek jo vetë moshat e vjetra, por edhe të rinjtë. Sipas tij këto ditë ka pasur raste të moshave nën 35 vjeç.

Kalo ka publikuar edhe pamje, ku tregon si janë shkatërruar mushkëritë e të rinjve nga koronavirusi.

Postimi i Kalos

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre

BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..

Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuk është e pamundshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….