Fjalë Kyçe

CR7 flet për dygolëshin dhe VAR-in që shpëtoi Juvën

CR7 flet për dygolëshin dhe VAR-in që shpëtoi Juvën

Cristiano Ronaldo ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e Juventusit kundër Sampdorias.

Juve mundi Sampdorian, me rezultat 2-1, falë dygolëshit te sulmuesit portugez.

Ronaldo pas ndeshjes për mediet italiane, tha se skuadra e tij po bën gjera të mëdha. Ai thotë së ndihet në formë mjaft të mirë.

“Ekipi është duke luajtur mirë. Kemi bërë gjera të mëdha në rundin e parë të garave”, tha ai.

“Jam në formë të mirë dhe shpresoj se të vazhdoj kështu”, theksoi Ronaldo.

I pyetur për golin e anuluar të Sampdorias nga VAR, ish-ylli i Real Madridit, tha: “Duhet t’i lejojmë gjyqtarët të punojnë në qetësi, sepse situatat të tilla nuk janë të thjeshta as për ta”.