Fjalë Kyçe

CR7: Në Itali ka më pak hapësira, do të kthehem në kombëtare

CR7: Në Itali ka më pak hapësira, do të kthehem në kombëtare

Pas kalimit te Juventusi, Cristiano Ronaldo nuk u ndal së shënuari.

33-vjeçari po përjeton sërish një sezon të madh. Megjithatë, ai doli i dyti në garën për “Topin e Artë”, pas Luka Modriç.

Ronaldo rrëfen se 2018 është viti më i mirë i tij, madje zbulon se do të rikthehet të luajë edhe për kombëtaren e Portugalisë.

“Nuk dua të thyej rekorde, por punoj për të mirën e klubit. Viti 2018 ishte më i miri në karrierën time. Në Seria A kundërshtarët mbrohen nga unë, po aq shumë sa bënin në Spanjë, mirëpo këtu ka më pak hapësirë, pasi të gjithë ekipet kanë mbrojtje të mrekullueshme” është shprehur fillimisht portugezi.

“Triumfi në Ligën e kampionëve është ëndërr për mua, por nuk duhet të na bëhen titujt fiksim. Titujt e ekipit janë të rëndësishme, të gjithë në Torino më mirëpritën në mënyrë të mrekullueshmë. Po ndihemi mirë. Nuk e di se ku do të përfundojë karriera ime, por jam mirë dhe dua të vazhdojë edhe për shumë vite.”

Në fund ai dha dhe lajmin se do të rikthehet në kombëtaren e Portugalisë.

“Ishte vendimi i duhur për tu larguar përkohësisht nga ekipi kombëtare, por do të rikthehem gjatë vitit 2019”, përfundoi Ronaldo.