Fjalë Kyçe

Cristiano flet për sfidën ndaj Atletico Madridit

Cristiano flet për sfidën ndaj Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo ka folur për sfiden tejet të rëndësishme ndaj Atletico Madridit, shkruan GazetaAlo

“Jemi mirë, kemi besim dhe të martën duhet të përjetojmë një natë speciale. Atletico është një skuadër e fortë, që mbron mirë dhe luajnë me kundërsulme. Është një ndeshje Champions-i, luajmë përballë tifozëve tanë dhe do të bëjmë gjithçka për të shkuar në çerekfinale.”

“Kështu është futbolli, nuk e prisnim të humbnim 2-0 atje, por ky është Champions-i dhe mund të ndodhë gjithçka. Tani duhet të japim një përgjigje në shtëpinë tonë. Detajet do të bëjnë diferencën, Juventus mund të bëjë ndeshjen perfekte.”

“Nuk kam sekrete, është pasioni dhe dedikimi për këtë sport. Dashuroj të luaj futboll, jam argëtuar në Portugali, në Angli, në Spanjë dhe tani edhe në Itali. Është kënaqësi për mua të fitoj trofe dhe të shënoj për të ndihmuar skuadrën time.” ka deklaruar- Cristiano Ronaldo –

Ndeshja e kthimit ndërmjet Juventusit dhe Atletico Madridit lihet ditën e martë nga ora 21;00. /GazetaAlo