Fjalë Kyçe

Cristiano Ronaldo: Më mungon Madridi

Cristiano Ronaldo: Më mungon Madridi

Cristiano Ronaldo pranoi sot çmimin prestigjioz ‘Marca Legend’ për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist.

Çmimi iu dha nga drejtori i të përditshmes spanjolle, Juan Ignacio Gallardo, me mbrëmjen që u mbajt në teatrin ‘Reina Victoria’ në Madrid, ku mori pjesë edhe presidenti Florentino Perez.

Por një moment special ishte me disa fëmijë, ku secili prej tyre kishte veshur një fanellë ku ka luajtur Ronaldo dhe i bën pyetje goxha provokuese, përcjell lajmi.net.

Gonzalo, ashtu siç quhet djaloshi, kishte veshur fanellën e Ronaldos me numrin 7 të Manchester United dhe kishte një pyetje interesante për portugezin.

‘’A të mungon Manchesteri apo Madridi?’’, pyeti ai.

“Më mungojnë të dyja, por më shumë nga ngjarjet e mia gjatë jetës Madridi; fëmijët e mi lindën [këtu] dhe [takova] të dashurën time, kështu që më mungon Madridi më shumë,” u përgjigj Ronaldo.