Cristiano Ronaldo ka zbuluar bastin që ka humbur me trajnerin Massimiliano Allegri pasi bardhezinjtë mundën 3-0 Chievo-n në kampionat.
Portugezi ka gabuar një penallti në ndeshjen e luajtur të hënën në mbrëmje në “Allianz Stadium”. Fatmirësisht për të, ky gabim nuk ka qenë me pasoja për torinezët, por pritja e Sorrentino-s i ka kushtuar bastin me trajnerin.
“Është e vërtetë, unë kisha vënë bast me trajnerin se do të shënoja çdo penallti në këtë sezon. Do ta respektoj”, ka thënë Ronaldo.
Gjithsesi, rezultatet e portugezit nga pika e bardhë janë mbresëlënës: 108 gola nga 130 tentativa, më një përqindje suksesi 83%. Kështu, pas katër tentativa të suksesshme, ka ardhur gabimi i parë i CR7-ës nga pika e bardhë me Juventus-in.