Fjalë Kyçe

Çudira afrikane, gjyqtari ndërpret dy herë ndeshjen para kohe në Kupën e Kombeve të Afrikës

Çudira afrikane, gjyqtari ndërpret dy herë ndeshjen para kohe në Kupën e Kombeve të Afrikës

Skena të çmendura janë parë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) kur gjyqtari Janny Sikazwe përfundoi ndeshjen pesë minuta para kohës së lot në fitoren 0-1 të Malit kundër Tunezisë.

Gjyqtari nga Zambia ka shkaktuar polemika pasi që e përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të, para se ta bëjë këtë edhe një herë në minutën e 90-të.

Mali fitoi 1-0 kundër Tunizisë por gjyqtari Janny Sikazwe e ka referuar dy herë fundin e ndeshje, njëherë para se të bëhej minuta e 90, gjë që ka shkaktuar polemika në ndeshjen e grupeve të Afcon transmeton express.

Zyrtari nga Zambia, Sikazwe fillimisht fishkëlleu për përfundimin e ndeshjes në minutën e 85-të, para se ta përmirësonte gabimin por Sikazwe përsëri i dha fund ndeshjes para se të bëhej minuta e 90-të.

Ndeshja përfundoi pas gabimit të dytë, me rreth 17 sekonda para saj, gjë që shkaktoi zemërim te lojtarët e Tunezisë dhe trajnerët të cilët po përpiqeshin ta barazonin rezultat në 1-1.