Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji mafiozit të dyshuar, Ismet Osmani – “Curri”, dhe tre personave të tjerë të dyshuar për mashtrim dhe fajde.
Alban Arifi, avokati i Ismet Osmanit, ka thënë sot se prokuroria nuk ka paraqitur prova, por ka vendosur për paraburgimin e “Currit” dhe të tjerëve.
Ndërkaq, Gjykata ka vendosur për lirimin e Rrahim Hashimit, biznesmenit që u arrestua dje nën dyshimin për fajde.
Insajderi ka siguruar pamje që shfaqin automjetet e Policisë teksa transportojnë të dyshuarit drejt qendrës së paraburgimit.