Fjalë Kyçe

Daçiq: Askush s’e di kur do të arrihet marrëveshja me Kosovën

Daçiq: Askush s’e di kur do të arrihet marrëveshja me Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq thotë se askush nuk mund të parashikojë se kur do të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se edhe nëse arrihet ajo marrëveshje, nuk është me rëndës se kush do ta nënshkruajë, sepse nënshkrimi nuk është dëshirë e askujt por vetëm detyrë e përfaqësuesit të Serbisë.

“Po shoh se disa politikanë perëndimorë marrëveshjen po e paralajmërojnë si punët ë kryer, por nuk e di se ku e bazojnë ata këtë”, citon “blic”i Beogradit të ketë thënë Daçiq.

“Ja viti tashmë filloi dhe bisedime thelbësore ende nuk ka. Ne nuk nxitojmë, më mirë që në fund të kemi zgjidhje cilësore që do t‘i përballojë rrjedhës së kohës e që do ta respektojnë të gjithë,sesa ta respektojmë kalendarin e ndokujt”, ka thënë Daqiq.