Fjalë Kyçe

Daçiq falënderon Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës

Daçiq falënderon Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës

Ivica Daçiq e ka falënderuar Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq e ka falënderuar Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kirgiz, Chingiz Aidarbekov, raportojnw mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Daçiqi gjatë telefonatës me Aidarbekovin e ka shprehur falënderimin për “qëndrimin parimor të Kirgizisë për mosnjohjen e Kosovës”.

“Serbia është e vendosur për zhvillimin e mëtejmë dhe avansimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe thellimit të raporteve tradicionale miqësore me Kirgizinë”, i ka thënë Thaçiq.