Fjalë Kyçe

Daçiq i falënderohet Tunizisë që nuk e njeh Kosovën

Daçiq i falënderohet Tunizisë që nuk e njeh Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij tunizian, Nuredin Erejin, i ka shprehur falënderimet këtij vendi për “mbështetjen parimore sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”, përkatësisht për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm tunizian, Nuredin Ereji, konfirmoi se vendi i tij respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, ndërsa mbështet vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes me kompromis të çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.