Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Beogradi dëshiron një dialog me Prishtinën me një rezultat që do të garantonte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Hashim Thaçit, i cili tha se ai dëshironte dialog, por që rezultati do të ishte njohja e Kosovës ose asgjë, Daçiq tha:
“Nëse është një njohje ose asgjë, atëherë asgjë. Le të jemi plotësisht të hapur,” iu tha Daçiq gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.