Dafina Zeqiri në lidhje dashurie! 1 orë më herët Fotografia e fundit e Dafinës befasoi fansat Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka befasuar ndjekësit e saj me fotografinë e fundit. Artistja ka publikuar një fotografi me Genc Halimin apo i njohur si DJ Geek dhe mbishkrimi i fotografisë çuditi fansat. “Të shoh zemër” ishte mbishkrimi i fotografisë, të cilën e shoqëroi me një emotikon duke shkëmbyer puthje! Nuk dihet qartë se a janë ata në lidhje apo thjeshtë me këtë fotografi artistja po i provokon ndjekësit e saj, ndonëse kishte zëra për një romancë mes tyre.
DJ Geek për një kohë ishte në lidhje me blogeren Argjira Spanca, e cila ishte njëherësh edhe mikja e ngushtë e Dafina Zeqirit. Pas ndarjes së DJ Geek dhe Argjirës, u raportua se ato nuk gëzojnë më të njejtat raporte. Pastaj qarkulluan lajmet për një romancë mes tyre, por Dafina i hodhi poshtë këto akuza, deklaroi se nuk është në lidhje me të. Pohoi se është beqare dhe më e lumtur se kurrë.