Tragjedia e cila ndodhi në mbrëmjen e sotme, ku humbën jetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit ka tronditur gjithë vendin.
Të afërmit e viktimave të cilët humbën jetën në këtë tragjedi kanë bërë postime prekëse në Facebook.
Laureta Berisha-Kosumi, është një vajzë e cila ka shkruar për nxënësen, Genta Mustafaj, e cila sot humbi jetën.
“O Zot, nuk mundem as të besoj as të imagjinoj që kjo ndodhi sot, Gentaaa vajza e dajës tim Florim, vajza e dajës tim i cili me plagë lufte në trup e tash me plagë të përjetshme në zemër, DAJËS TIM QË NË LIRIIIII, PËR T CILËN DHA PJESË TË TIJ TI NDODHË KJOOO
PLOTËSISHT E SHOKUAR”, ka shkruar ajo.