Fjalë Kyçe

Dalin detaje si erdhi deri te vrasja e personit të dyshuar nga policia

Dalin detaje si erdhi deri te vrasja e personit të dyshuar nga policia

B.SH nga Prizreni, i njohur me nofkën “Qorri” u vra sot pas shkëmbimit të zjarrit që pati me Policinë e Kosovës. I dyshuari ishte i njohur për Policinë, pasi që ai kërkohej për tentim-vrasje, shkruan lajmi.net.

“Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtijë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së”, thuhet në detajet e Policisë.

Ndonëse iu dha ndihmë mjekësore, i dyshuari ndërroi jetë pas plagëve të marra në këtë ngjarje.

Policia në komunikatën sqaruese të rastit, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy granata dore, përveç armës me të cilën dyshohet se i dyshuari, tanimë i vrarë, ka shtënë në drejtim të policisë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.