Fjalë Kyçe

Dalin detaje të reja rreth rastit tragjik në familjen në Pozharan të Vitisë

Dalin detaje të reja rreth rastit tragjik në familjen në Pozharan të Vitisë

Dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten dy djemtë e tij dhe pastaj veten. Dorasi është mërgimtar që punon dhe jeton në Zvicër dhe në Kosovë ka ardhur për pushime.

Katër të vrarë në Pozharan të Vitisë. Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Viti, pasi dyshohet se katër persona janë vrarë në Pozhoran. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se ende nuk kanë më shumë informacione, porse ka konfirmuar se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë.

“Është e vërtetë që ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë. Ende nuk kemi më shumë informacione dhe ekipet e Policisë janë në vendngjarje”, ka thënë ai.