Një person është arrestuar për plagosjen e një qytetari gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.
Në raportin 24-orësh, policia njofton se viktima pas këtij rasti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 14.08.2021 – 11:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore nga ku për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.