Fotografitë, të cilat duket se tregojnë standarde të ulëta të sigurisë në laboratorin kinez i cili është vënë në qendër të kritikave ndërkombëtare mbi Covid-19 janë fshirë sistematikisht nga faqja e saj në internet – pasi Donald Trump vazhdon të rrit presionin mbi Pekinin për rolin e tij të mundshëm në shpërthim e pandemisë.
Gjatë muajit të kaluar, Instituti i Virologjisë i Wuhan ka hequr fotografi të shkencëtarëve që punonin në laboratorët e saj dhe redaktoi referencat enkas për vizitat e diplomatëve amerikanë, të cilët më pas ngritën alarmin për punën e laboratorit me lakuriqët.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten se kishte parë shënimet e agjencive të inteligjencës që i jepnin atij argumente për të besuar se kriza globale shëndetësore kishte origjinën e saj brenda në institute. Kjo deklaratë vjen një muaj pasi gazeta The Mail zbuloi për herë të parë se Ministrat e Kabinetit Britanik kishin marrë njoftime të klasifikuara që flisnin për mundësinë e rrjedhjes së virusit nga instituti.
Downing Street nuk u mor enkas me vërejtjet e Presidentit Trump. “Ekzistojnë qartë pyetje që duan përgjigje në lidhje me origjinën dhe përhapjen e virusit,” tha një zëdhënës i Qeverisë.
Materiali i redaktuar përfshin një video në faqen e internetit të institutit ku tregohen pamje të stafit që hyjnë në shpella për të marrë mostra nga lakuriqët që mbartin koronaviruse – me shkencëtarët e veshur me pajisje minimale mbrojtëse. Për më tepër, instituti duket se ka hequr referencën edhe për një vizitë të zhvilluar në këtë institute në mars të vitit 2018 të Rick Switchzer, një ekspert i shkencës dhe teknologjisë nga ambasada amerikane në Pekin.
Si rezultat i vizitës së Z. Switchzer, kabllogramet u dërguan në Departamentin e Shtetit të SHBA nga ambasada duke paralajmëruar në lidhje me rreziqet e eksperimenteve të lakuriqëve.
Aty thuhet: ‘Gjatë bisedave me shkencëtarët në laboratorin në Wuhan, ata [diplomatët] vunë re se laboratori i ri ka një mungesë serioze të teknikëve dhe hetuesve të trajnuar siç duhet, të nevojshëm për të operuar me siguri në këtë laborator me përmbajtje të rrezikshmërisë së lartë.’
Muajin e kaluar, The Mail publikoi fotografi alarmante nga brendia e institutit që tregon një kyq të thyer në derën e njërit prej frigoriferëve që mban 1.500 lloje të ndryshëm të virusit.
Vërejtjet e Presidentit Trump nuk u raportuan drejt nga disa media, duke përfshirë BBC dhe The Guardian, pasi e vendosnin atë në kundërshtim me agjencitë inteligjente amerikane, të cilat thoshin se virusi nuk ishte i prodhuar ose i gjeneruar.
Në fakt, kjo ka qenë prej kohësh supozimi kryesor brenda burimeve të sigurisë nga të dy anët e Atlantikut. Trump ishte duke iu referuar pretendimeve se virusi mund të kishte rrjedhur rastësisht nga instituti.
Kur Trump u pyet të enjten nëse ai ‘kishte parë ndonjë gjë në këtë pikë që ju jep një shkallë të lartë besimi se Instituti i Wuhanit i Virologjisë ishte origjina e këtij virusi’, ai u përgjigj: ‘Po, unë kam. Po, kam’.
Kur u shty për të shpjeguar se çfarë provash kishte parë, ai u përgjigj. ‘Nuk mund t’ju them këtë. Nuk më lejohet t’ju them këtë. ‘
Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, që përfaqëson agjensitë spiune të SHBA-ve, lëshoi një deklaratë ku thuhej: ‘Komuniteti i inteligjencës do të vazhdojë të ekzaminojë me rigorozitet informacionin për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshët e infektuara ose nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan. ‘
Uebfaqja e institutit Wuhan – i cili përfshin fotografi të anëtarëve të stafit përkrah një flamuri komunist – pranon rreziqet e punës, duke thënë: ‘Për shkak se objekti hulumtues i laboratorit përmban mikroorganizma shumë patogjenë, vetëm hapja e një tubi të provës për ruajtjen e viruseve në laborator, është si hapja e Kutisë së Pandorës.
‘Këto viruse vijnë dhe shkojnë pa gjurmë. Ekzistojnë masa të ndryshme mbrojtëse, por personeli eksperimentues duhet të operojë me më shumë kujdes për të shmangur rrezikun për shkak të gabimeve operative. ‘
Mbrëmë, një burim i lartë britanik i sigurisë tha: ‘Interesimi se nga e ka origjinën [Covid-19] është pjesë e punës që po bëhet nga një numër vendesh, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të, të cilat me të drejtë po shohin të gjitha mundësitë.
Kjo gazetë ka bërë të ditur se instituti ndërmori eksperimente me koronavirus në lakuriqë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, të financuara nga një grant 3 milion dollarë nga qeveria amerikane.
Presidenti Trump anuloi fondet pas raportit tonë. Pekini këmbëngul se nuk ka pasur rrjedhje të virusit nga instiuti, duke i quajtur zërat si ‘teori të pabazuara të komplotit’.