Mbledhja e kryesisë së LDK’së ka nisur gjysmë ore më parë, e akoma nuk ishte krejtësisht e qartë nëse dikush nga udhëheqja e partisë po mungonte.
Në një fotografi që sapo publkoi faqja zyrtare e LDK’së në Facebook, shihet se të gjithë anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, e kryetari i partisë janë të pranishëm.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, që mungoi mbledhjen e kaluar, sot është i ulur krah Vjosa Osmanit.
Aty është edhe nënkryetari tjetër, Agim Veliu.
Ky ka thënë që sot pritet të merret vendimi për kandidatin e kësaj partie për kryeministër.
Vjosa Osmani është një nga pretendentët kryesore për këtë post.