Fjalë Kyçe

‘Dalin’ fotot e ‘iPhone 13’ – tregojnë ndryshime të modulit të kamerës dhe ndryshime të vogla në madhësi

‘Dalin’ fotot e ‘iPhone 13’ – tregojnë ndryshime të modulit të kamerës dhe ndryshime të vogla në madhësi

Modelet e gamës ” iPhone 13 ” përfshirë një “iPhone 13 Mini”, dhe mund të ketë ndryshime në pozicionin e modulit të kamerës dhe një rritje të lehtë në madhësinë e “iPhone 13 Pro Max”.

Personi që vazhdimisht shënon për Apple dhe iPhone, Sonny Dickson – i cili më parë ndau imazhe të iPad Pro dhe iPad mini – tani ka postuar në Twitter një imazh të vetëm që tregon gamën tjetër të iPhone.

Janë treguar pjesët e pasme të katër modeleve të ndryshme, me Dickson duke theksuar se “të 4 madhësitë nuk janë ende përfundimtare”, pavarësisht thashethemeve të mëparshme se “iPhone 13 mini” mund të anulohej, transmeton Telegrafi.

Nëse këto janë të sakta dhe Apple i përmbahet këtij dizajni, atëherë “iPhone 13” dhe “iPhone 13 Mini” do të shfaqin një plan tjetër të kamerës së rirregulluar.

Sipas Dickson, “iPhone 13 Pro Max” duket “pak më i madh” se iPhone 12 Pro Max , por nuk ka më shumë detaje.