Fjalë Kyçe

Dalin fotot e para të Almedës dhe Tolgës me foshnjën e sapolindur

Dalin fotot e para të Almedës dhe Tolgës me foshnjën e sapolindur

Almeda Abazi është larguar nga spitali, në mediet rozë janë publikuar fotografitë e para të çiftit me foshnjën.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ditë më parë u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajminet.

Bukuroshja shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Efehan, emër të cilin e kishin përzgjedhur që në muajt e parë të shtatzënisë së Almedës.

Çifti janë fotografuar së fundi duke u larguar nga spitali, teksa Tolga shihet me foshnjën në duar.

Që të dy, si Almeda ashtu edhe aktori dukeshin tejet të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë.