Dua Lipa do të ndihmojë në një mënyrë tjetër Shqipërinë.
Dua Lipa ka bashkëpunuar me markën “Bond” për të krijuar një linjë të veshjeve, ndërsa paratë e fituara do të dërgohen në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja njoftoi se tashmë kjo linjë është në treg, ndërsa bëri thirrje për blerjen e tyre, me qëllim të ndihmës.
Në këto bluza gjendet mbishkrimi “Lutje për Shqipërinë”, ndërsa 100 për qind e fitimeve do të dedikohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Ndihma juaj është e nevojshme. Edicioni i limituar i bluzave “Pray for Albania” në bashkëpunim me Bond!!! 100 për qind e fitimeve shkojnë tek familjet dhe të prekturit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, që ndodhi më 26 nëntor. Bleje një bluzë dhe ndihmo në rindërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar ndër të tjera Dua.