Dalin pamjet e sherrit masiv mes dy vëllezërve nga Shëngjini dhe dy të tjerëve nga Kosova, të cilët pasi janë përleshur me hunj dhe leva e kanë përfunduar që të katërt në spital.
Nga pamjet duket se pavarësisht se shumë të rinj të tjerë janë përpjekur që t’i ndajnë, sherri ka vazhduar i pamëshirshëm dhe të rinjtë, edhe pse të gjakosur, kanë vazhduar të qëllojnë njëri-tjetrin.
Për protagonistët e kësaj përleshjeje, dy vëllezërit nga Kosova, Ç.Z. dhe Q.Z., si dhe vëllezërit nga Shëngjini, A.J. dhe A.J., policia ka nisur procedimin penal “Dëmtime të tjera me dashje”.
https://youtu.be/PAm5sVzTQ7Q