Fjalë Kyçe

Dalin pamjet nga Klinika Infektive në Prishtinë, gazetarët futen në ‘zemër të Covidit’

Dalin pamjet nga Klinika Infektive në Prishtinë, gazetarët futen në ‘zemër të Covidit’

Sot janë publikuar pamje dhe rrëfime nga brenda Klinikës Infektive, mes vuajtjeve të pacientëve dhe rrotull mjekëve e infermierëve. Aty u rrëfyen mjekët dhe pacientët, të infektuar me coronavirus.

E njëri ndër pacientët, shprehu mllefin e tij ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili po vazhdon ta mohojë këtë pandemi.

“Labin shkoni intervistojeni që del para kamerave e thotë rrena janë këto… Ma mirë tash shumë prej të hënës jam këtu kurrë më mirë se sot nuk kam qenë”, i thotë këto fjalë me vështirësi ky pacient për KP, përcjell Telegrafi.

Këngëtari Labinot Tahiri në protestën e organizuar nga artistët dhe gastronomët, tha se pandemia COVID-19 nuk ekziston, duke thënë se nëse dikush infektohet nga kjo protestë, është në gjendje të vuajë dënimin me burg.