Fjalë Kyçe

Dalin pamjet teksa nxirren tre të plagosurit mbrëmë në rrugën ‘Muharrem Fejza” në Prishtinë

Dalin pamjet teksa nxirren tre të plagosurit mbrëmë në rrugën ‘Muharrem Fejza” në Prishtinë

Tre persona janë plagosur mbrëmë në rrugën ‘Muharrem Fejza” në Prishtinë pas një përleshje të armatosur me armë zjarri.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ndërkohë, në media janë publikuar ndërkohë edhe pamje nga nxjerrja e personave të plagosur.

VIDEO