Fjalë Kyçe

Dalja e saj ishte e planifikuar? Big Mama sqaron teorinë e daljes nga BBV-ja

Dalja e saj ishte e planifikuar? Big Mama sqaron teorinë e daljes nga BBV-ja

Big Mama flet sërish pas debatit të së premtes me Antonelën, e ftuar në Shqipëria Live.

Ajo ka pranuar shumë pyetje nga gazetarët por edhe nga të ftuarit aty.

Gazetari Flavio Çarri, i cili u drejtua nga këngëtarja rreth spekulimeve se ajo ishte e ftuar si këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit maqedonas, Mevlan Muratit.

Kjo pjesëmarrje e saj dërgonte në dyshime se hyrja dhe dalja e saj nga BBV-ja ishte e gjitha e planifikuar dhe se ajo kishte arritur marrëveshje me produksionin për qëndrimin e saj vetëm pë tre javë.

Por këngëtarja e mohoj një gjë të tillë, ku tha se nuk ishte e ftuar si këngëtare por si musafire së bashku me shoqërinë e saj, si dhe tregoi se ajo ka qenë edhe në diskoteka dhe që nuk do të mbajë zi për daljen e saj, përcjell lajmi.net.

Madje këngëtarja në momentet kur po shpjegonte këtë u revoltua fortë.

Gjithashtu ajo ka cekur se asgjë nuk ishte e planifikuar.