Në Mitrovicën veriore tashmë ka filluar numërimi i votave.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë incident.
“Ka qenë qetë dhe nuk ka pas ndonjë incident. Ka filluar numërimi i votave dhe presim rezultatet e para. Përqindja e sotshme është ajo e cila tashmë është trend në Kosovës 42 për qind, nuk ka ndonjë ndryshim të madhe me vitet paraprake”, ka deklaruar Daka.
Ajo ka theksuar se rezultatet preliminare do të dalin shpejtë gjatë natës së sotme.