Fjalë Kyçe

Dalja në Evropë mund të sjell të papritura Prishtina – Josa

Dalja në Evropë mund të sjell të papritura Prishtina – Josa

Triumfi i Feronikelit në Kupën e Kosovës i ka mundësuar Prishtinës daljen në Evropë, për herë të tretë më rradhë, pasi që kryeqytetasit do të luajnë në parakualifikimet e Ligës së Evropës si nënkampion i vendit.

Kualifikimi i Prishtinës për të luajtur në parakualifikueset e Europa Ligës mund të ndryshojë planet e kryeqytetasve sa i përket ndryshimeve në stolin teknik, por humbja e dy kampionateve rradhazi në xhiron e fundit dhemb shumë dhe tekniku që për pak ditë mbush 56 vite mund të përfundojë aventurën e tij në kryeqytetin e Kosovës.

Tekniku aktual Mirel Josa pritet të takohet gjatë javës së ardhshme me drejtuesit e klubit të Prishtinës për të vendosur të ardhmen e tij edhe pse ai ka kontratë edhe dy vite me ‘bardhekaltërit’.

Foto: Mirel Josa, kryetrajner i FC Prishtina (fotograf: Astrit Salihu/Gazeta Sheshi)
Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshjet e para të rundit paraeleminator në Europa Ligë me datat 27 qershor dhe 4 korrik.

Trajneri shqiptar Mirel Josa erdhi te Prishtina në shtator të vitit 2017 me synimin që të ndërtoj një skuadër të fortë, e cila do të rikthente titullin e kampionit.

Megjithatë, në dy stinorë nuk ka arritur objektivin.
Josa ka drejtuar Prishtinën në 75-të ndeshje zyrtare, nga ku ka regjistruar 46 fitore, 19 barazime dhe dhjetë humbje.