Fjalë Kyçe

Dallaveret me çmimet e naftës: Të premten publikohet vendimi final për kompanitë

Dallaveret me çmimet e naftës: Të premten publikohet vendimi final për kompanitë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës të premtën do ta bëj publik vendimin përfundimtar për dyshimet për manipulim me çmimin e derivateve.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga Valon Përstreshi, kryetar i AKK-së, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës.

Konferenca do të mbahet në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, kati i katërt (IV), Rr. Migjeni në Prishtinë.

Ju ftojmë ta përcjellni këtë konferencë.