Fjalë Kyçe

Dallaveret në PTK, Prokuroria ngre aktakuzë për Shyqyri Haxhën

Dallaveret në PTK, Prokuroria ngre aktakuzë për Shyqyri Haxhën

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër ish-Kryeshefit Ekzekutiv të PTK’se, Shyqri Haxhë, nën dyshimin se ka kryer veprën kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, raporton Express.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari – Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’ rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguaj shumën prej 9,000,000,00 euro (nëntë milion euro) si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022,81 euro, (nëntë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë).

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.​