Fjalë Kyçe

“Damsgaard është më i mirë se Xhaka”

“Damsgaard është më i mirë se Xhaka”

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka thënë se Roma duhet vetëm të bëjë një telefonatë nëse e duan sensacionin danez Mikkel Damsgaard.

21-vjeçari shkëlqeu në “Euro 2020” duke shënuar dy gola, një prej tyre ishte edhe nga gjuajtja e lirë ndaj Anglisë, përcjellë lajmi.net.

Roma thuhet se e do Damsgaard pasi dështoi transferimi i mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenal.

Sidoqoftë, Ferrero ka befasuar duke thënë se Damsgaard është më i mirë se Xhaka.

“Damsgaard është mesfushor që Roma ka nevojë. Nëse më telefonojnë, do arrijmë marrëveshje. Ai është më i mirë se Xhaka”.

“Është lojtar me kualitet dhe mund të luajë në mesfushë. Ulemi, të më telefonojnë dhe do gjejmë zgjedhje. Xhaka nuk do shkojë në Romë, pra ata kanë nevojë për mesfushor. Dua që t’i bashkohet Romës, jam tifoz dhe Damsgaard do ishte transferim i mirë”, tha ai.

Ndërkohë, Xhaka pritet të rinovojë për katër vite me gjigantin londinez./