Danezët janë më të pasurit në Bashkimin Evropian, derisa rumunët më të varfrit – e këto të dhëna janë marrë nga Banka Qendrore e Danimarkës.
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, një familje daneze ka pasur mesatarisht 250.000 euro. Megjithatë, lajm i keq është që danezët të njëjtën kohë figurojnë në listën e vendeve me më së shumti borxhe në BE, transmeton Telegrafi.
Përqindja e borxhit arrin në 75.300 euro, e vendi me më së shumti borxhe janë qytetarët e Luksemburgut – ku borxhi i tyre kap vlerën mesatare prej 88.000 eurove.
Në Bankën Qendrore kanë theksuar se pjesa e madhe e pasurisë përbëhet prej pronave të paluajtshme, e pak para të thata. Pasuria e tyre mesatare financiare është 177.500 euro, që është pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e BE-së.
Pas danezëve më të pasurit janë holandezët, ata të Luksemburgut dhe Suedezët. E më të varfrit janë rumunët, e aty figuron edhe Lituania dhe Bullgaria e Greqia.