Fjalë Kyçe

Dani Alves i vet ofrohet Barcelonës pas largimit nga Sao Paolo

Dani Alves i vet ofrohet Barcelonës pas largimit nga Sao Paolo

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves thuhet se është vet ofruar të kthehet në Barcelonë pasi të përfundoj kontratën me Sao Paolon.

38-vjeçari brazilian është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Sao Paulon dhe tani po mendon për aventurën e tij të re.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Alves është kthyer në Barcelonë për momentin dhe ka thirrur njerëzit përgjegjës në Camp Nou për të ofruar shërbimet e tij.

Njeriu që shumëkush e konsideron si mbrojtësi më i mirë i djathtë i të gjitha kohërave ka thënë se përfitimet financiare nuk janë përparësia e tij në këtë lëvizje, por edhe kështu duket se është një marrëveshje e vështirë për tu bërë.

Edhe pse Barcelona respekton trashëgiminë e Alves në Camp Nou, kthimi i tij nuk është momentalisht në planet e klubit. Ata nuk duan ose nuk kanë nevojë për më shumë veteranë në ekip, dhe janë të fokusuar në dhënien e përparësive të rinjve.

Alves kaloi përmes sistemit të të rinjve në Bahia para se të bashkohej me Sevilla në vitin 2002, ku vazhdoi të kalojë gjashtë vjet në Andaluzi para se të bashkohej me Barcelonën, ku kaloi tetë vjet në Camp Nou.

Braziliani u largua nga Katalunia në vitin 2016 për në Juventus, duke kaluar një sezon të vetëm në Torino para se të nisej për në Paris Saint-Germain.

Ai i la parisienët në vitin 2019 për t’u kthyer në shtëpi në Brazil me Sao Paulon, ku nuk është ndarë mirë me ta. /telegrafi