Fjalë Kyçe

Danimarka fillon me lëshimin e pasaportës ‘imune nga Covid-19’

Danimarka fillon me lëshimin e pasaportës ‘imune nga Covid-19’

Qeveria e Danimarkës, së bashku me bizneset, do të gjenerojnë pasaporta digjitale që do të tregojnë nëse personat e caktuar e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Kjo do t’ua mundësojë atyre udhëtimin më të lehtë në kohë pandemie. Ministri i Jashtëm, Morten Boedskov, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti do të jetë i gatshëm brenda tre deri katër muajsh.

Fillimisht, shtetasit e Danimarkës do të mund ta shohin konfirmimin zyrtar në uebfaqen daneze të shëndetit. Pasaporta COVID-19 do të jetë dokument shtesë digjital që do të jetë në dispozicion nëpër telefona. Danimarka, sikurse edhe shtetet e tjera baltike, viteve të fundit ka kaluar në një sistem tërësisht digjital për t’iu shmangur burokracisë.