Danimarka ka fituar titullin e kampionit të botës në hendboll duke mposhtur Norvegjinë në finale 31:22.
Danezët udhëhoqën ndeshjen që nga fillimi duke mbyllur kampionatin me dhjetë fitore nga po aq ndeshje.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Franca mposhti Gjermaninë 26:25.