Fjalë Kyçe

Danimarka shkon në çerekfinale pas fitores kundër Uellsit

Danimarka shkon në çerekfinale pas fitores kundër Uellsit

Ka përfunduar takimin ndërmjet Danimarkës dhe Uellsit. Danimarka ka avancuar tutje në çerekfinale të “Euro 2020” në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit ndaj Uellsit, shkruan lajmi.net.

Uellsianët patën iniciativën në 15 minutat e parë, ku përpak sa nuk shënuan në disa raste me anë të Gareth Bale.

Por, danezët më pas morën nën kontroll ndeshjen dhe më pas pësuan edhe golat.

Ylli i këtij takimi ishte Kasper Dolberg i cili shënoi dy golat për Danimarkën. Dolberg shënoi në min 27′ golin e parë dhe në pjesën e dytë, shënoi në min 48′ për ta gjunjëzuar Uellsin dhe për ta dërguar Danimarkën në çerekfinale.

Për goditjen e fundit u përkujdes Joachim Maehle i cili shënoi golin e tretë në min 89′ dhe Martin Braithwaite shënon golin e fundit pas një rishikimi nga sistemi VAR, goli u cilësua si i rregullt.

Rezultati përfundimtar, Uellsi 0-4 Danimarka.

Tani, Danimarka do të përballet në çerekfinale me fituesin e takimit, Holanda – Republika Çeke, i cili do të zhvillohet nesër.