Sulmuesi i Southamptonit, Danny Ings, ka refuzuar një kontratë të re me klubin e premier ligës.
Ings i ka mbetur edhe një vit nga marrëveshja e tij e tanishme, dhe pronarët e klubit shpresonin të bien dakord për një zgjatje katër vjeçare që do ta bënte atë lojtarin e tyre më të paguar.
Sidoqoftë, 28 vjeçari dëshiron ta provojë veten në një nivel më të lartë, shkruan BBC Sport, transmeton Klankosova.tv.
Manchester City shpesh ka qenë i lidhur me lojtarin, por ai ka tërhequr interes në të kaluarën edhe nga Manchester United dhe Tottenham.