Fjalë Kyçe

Dardan Molliqaj përplaset me policinë teksa tenton të futet brenda Qeverisë

Dardan Molliqaj përplaset me policinë teksa tenton të futet brenda Qeverisë

Ka eskaluar situata në protestën që po mbahet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protestuesit janë nisur drejt Qeverisë ku janë përballur me kordonin e policisë së ndodhej aty.

Ata po kërkojnë që të kalojnë shkallët e Qeverisë, por nuk janë lejuar nga Policia.

Qytetarët janë duke bërë rezistencë, duke tentuar të afrohen te shkallët e Qeverisë.

Aty është parë edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me policinë duke tentuar të futet brenda objektit të Qeverisë./reporteri.