Fjalë Kyçe

Dardana vjen me kundërpërgjigje epike për Bashkimin

Dardana vjen me kundërpërgjigje epike për Bashkimin

Ishte skuadra që bëri gara në Ligën e Parë edicionin që sapo përfundoi, Bashkimi nga Koretini që akuzoi ekipin fqinjë Dardanën për tentim t’i manipulojë lojtarët e saj.

Reagimi i plotë i Dardanës:

Kur bënë zhurmë “lepuri i frikësuar nga luani”.

Duke parë se qyteti po lulëzon dhe ligën e parë do ta pasuroj me një ekip fantastik,stadium të ri dhe tifozë të veçante,lepujt e frikësuar janë zgjuar nga frika.

Jemi më cilësorë,më të organizuar,më të fortë,më të mirë dhe vetëm një gjë dimë-jemi fitues.

Marrëzirat dhe justifikimet para humbjes janë vdekje nga frika,por kështu ndodhë kur përballë ke luanin e fuqishëm.

Një porosi për fund:Shpejtësinë lepuri e ka dhe është e vetmja shpresë shpëtimi prandaj ju sugjeroj -ikni shpejt se në Dardanë është Luani.