Fjalë Kyçe

Dardanët arrijnë në Podgoricë

Dardanët arrijnë në Podgoricë

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur dje në orët e mbrëmjes në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton”, shkruan Gazeta Alo.

Para udhëtimit Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë.

Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përzgjedhësi Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00./Gazeta Alo