Fjalë Kyçe

“Dardanët” e presin me padurim ndeshjen kundër Bullgarisë

“Dardanët”  e presin me padurim ndeshjen kundër Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë, të cilën do ta zhvillojë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Derisa dje kombëtarja ka mbajtur stërvitje vetëm me futbollistët që nuk ishin titullarë në miqësoren kundër Danimarkës, sot kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Benjamin Kolollit, derisa Hekuran Kryeziu ka stërvitur me ritëm të plotë me lojtarët e tjerë, derisa Vojvoda, Paqarada dhe Shala për shkak të angazhimit të madh në miqësoren kundër danezëve pjesën e fundit të stërvitjes janë lënë në pushim.

Gjatë stërvitjes së sotme përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar në disa aspekte, veçmas në lojën taktike në zonë të ngushtë, si dhe ka kërkuar nga futbollistët që të kenë pasime të shpejta e të sakta.

Atmosfera në ekipin kombëtar është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë futbollistët po e presin me padurim duelin e së hënës me Bullgarinë, me shpresë dhe besim se do t’ia dalin ta nisin mbarë këtë fushatë kualifikuese.

Edhe seancën e sotme stërvitore nga afër e kanë ndjekur presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.