Fjalë Kyçe

‘Dardanët’ i dhuruan Ambasadorit O’Connell disa dhurata me rekuizita tifozësh me elemente të përbashkëta Kosovë – Angli (FOTO)

‘Dardanët’ i dhuruan Ambasadorit O’Connell disa dhurata me rekuizita tifozësh me elemente të përbashkëta Kosovë – Angli (FOTO)

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u mbajt takimi mes Ambasadorit Britanik z.O’Connell, Kryetarit te FFK z.Ademi dhe sekretarit z. Salihu me bashkpuntorë.

Në takim u bisedua rreth organizimit të dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë, logjistikës së udhëtimit të tifozëve dhe detajeve të mikpritjes si në Angli ashtu edhe në Kosovë.

‘Dardanët’ dhuruan Ambasadorit O’Connell disa dhurata me rekuizita tifozësh me elemente të përbashkëta Kosovë-Angli.
Në një frymë miqësore të gjithë u dakorduan që të japin më të mirën që këto dy ndeshje, historike për Kosovën, të kalojnë në frymën e festës së vërtetë futbollistikë. /Gazeta Alo