Fjalë Kyçe

Dardanët nisin festën pak orë para ndeshjes Çeki – Kosovë

Dardanët nisin festën pak orë para ndeshjes Çeki – Kosovë

​Kanë mbetur edhe pak orë deri tek fillimi i ndeshjes tejet të rëndësishme për Kosovën, atë ndaj Çekisë.

Në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës, janë mbledhur tifozët “Dardanët”, të cilët kanë filluar të këndojnë këngë për djelmoshat tanë.

Aty fare pranë tyre, shihen edhe forca të shumta policore, të cilët po ruajnë Dardanët.

Kujtojmë që ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45.