Fjalë Kyçe

Dardanet përgatiten me optimizëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Dardanet përgatiten me optimizëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur të hënën përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”, që do t’i zhvillojë më 16 shtator ndaj Shqipërisë në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00 dhe ndaj Norvegjisë më 21 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanet janë në grupin F, e ku përveç Shqipërisë e Norvegjisë bëjnë pjesë edhe Polonia, Belgjika dhe Armenia.

Ndonëse një grup mjaft i vështirë dhe kualitativ në kampin e Dardaneve ekziston optimizmi për nismë të mbarë të këtyre kualifikueseve.

Gjatë ditës së sotme Kombëtarja e Kosovës i ka zhvilluar dy seanca stërvitore, një paradite dhe një pasdite, derisa nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në “Elbasan Arena” para përballjes me Shqipërinë.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija në këtë grumbullim ka në dispozicion 24 futbolliste, ku përveç atyre nga kampionati vendor janë edhe ato që luajnë në klubet e ndryshme evropiane, gjë e cila e shton entuziazmin në radhët e Dardaneve.

Opinionet e tyre për ecurinë e stërvitjeve dhe pritshmëritë në ndeshjen e parë kundër Shqipërisë për faqen zyrtare të FFK-së i dhanë Florentina Kolgeci, Blerta Smajli dhe Viola Avduli, të cilat vënë në pah emocionet e përziera për duelin me Shqipërinë, por u shprehën optimiste për rezultat pozitiv.

Lista e futbollisteve

1.FLORENTINA KOLGECI (KFF Mitrovica)

2.LAVDIJE BEHRAMAJ (KFF Kosova VR)

3.BLERTA SMAILI (Vfb Oberturkheim)

4.LIRIDONE SYLA (KFF Mitrovica)

5.LUMBARDHA MISINI (KFF Hajvalia)

6.DONJETA HALILAJ (KFF Mitrovica)

7.MODESTA UKA (Sk Sturm Graz Damen)

8.LEONORA EJUPI (DSC Arminia Bielfeld)

9.AGNESA GASHI (KFF Llapi)

10.DONIKA GRAJQEVCI (FC Carl Zeiss Jena)

11.KALTRINA BIQKAJ (KFF Mitrovica)

12.ERJONA EMERLLAHU (KFF Mitrovica)

13.FATLINDA RAMAJ (KFF Hajvalia)

14.ERËLETA MEMETI (SC Freiburg)

15.MARIGONE TAHIRI (KFF Mitrovica)

16.EDONA KRYEZIU (KFF Mitrovica)

17.BESIJANA REÇICA (FFC Recklinghausen 2003)

18.RITA OLLURI (KFF Kosova VR)

19.VIOLA AVDULI (FC Zurich Frauen)

20.ARGNESA REXHEPI (FC Zurich)

21.BESARTA HISENAJ (SG 99 Andernach)

22.EDONA KASTRATI (Vicenza Calcio Femminile)

23.VALENTINA LIMANI (Eintracht Frankfurt)

24.FLETA MUSAJ (KFF Mitrovica)